Lajme

Studentët përplasen me policinë te Rruga e Durrësit: A keni edhe ju fëmijë, a i paguani tarifat si ne?

Policia ka penguar studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës, që të marshojnë përgjatë rrugës së Durrësit, duke e vijuar turmën në drejtim të Bulevardit.

Studentët janë duke iu afruar ministrisë së Arsimit, ku pritet të jetë edhe destinacioni final i këtij marshimi që ka nisur prej më shumë se një orësh.

Lexo më shumë  Kurti: Ramadan Nishori theu heshtjen dhe u bë zëri i parë publik i burrave të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës

Në një moment studentët iu kërkuan punonjësve të policisë që ti bashkoheshin protestës së tyre, duke iu kujtuar faktin se edhe ata paguajnë taksa dhe çmime të larta.

“A keni edhe ju fëmijë, a i paguani tarifat si ne?”, ishin pyetjet që studentët i bënë punonjësve të policisë, që padyshim nuk morën përgjigje prej tyre.

Studentët bllokuan për disa minuta nënkalimin te Casa Italia, ndërkohë që e kanë përshkruar në këmbë të gjithë aksin rrugor në drejtim të kryeqytetit.

Lexo më shumë  14 prilli i vitit 1999 është një datë që nuk e shënoj vetëm në kujtesë, por në çdo qelizë të trupit tim

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sqhrenfrdeit