Lajme

Studentët kundër Asociacionit: UP-ja simbol i rezistencave

Studenti Denis Krasniqi njoftoi se do ta kundërshtojnë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, pasi sipas tij, themelimi është e keqe që i kanoset Kosovës.

Ai tha në SOT të KTV-së të martën se marshi i studentëve nis më 15 shkurt në orën 16:00, në oborrin e Bibliotekës Kombëtare.

“Kjo është arsyeja e vetme. Universiteti i Prishtinës ka qenë dhe është simbol e vend i rezistencave ndaj të këqijave që iu janë kanosur vendit tonë, duke nisur nga protestat e 1968-s, të 1981-s e të 1997-s. Kemi marrë mësimin nga paraardhësit tanë për të rezistuar e kundërshtuar gjëra të këqija”, tha ai.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Sipas studentit, marshi nis në orën 16:00, por nuk ka orë se kur do të përfundojë, pasi kjo do të varet nga pjesëmarrja.

“Simbolika e datës është e rëndësishme, ne do të festojmë edhe për përvjetorin e themelimit të UP-së, por pasdite edhe do të protestojmë ndaj Asociacionit. Presim pjesëmarrje masive të studentëve e qytetarëve për ta kundërshtuar këtë marrëveshje”, tha ai. /koha/

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *