Lajme

Strukturat ilegale serbe ende po qëndrojnë në objektin në Mitrovicë, atyre u dërgohet edhe ushqim

Edhe pse u ka përfunduar orari i punës, zyrtarët serbë të katër institucioneve ilegale serbe ende nuk janë larguar nga objekti në Lagjen e Boshnjakëve.

Komuna e Mitrovicës së Veriut me anë të një vendimi, ekzekutimi i të cilit para dy javësh ishte shtyrë për sot (8 shtator), u ka kërkuar zyrtarëve ilegalë serbë që të largohen nga objekti, pasi sipas tyre ai i përket Komunës së Mitrovicës së Veriut.

Lexo më shumë  Muja: Kontratat njëburimore janë përgjysmuar, propaganda e opozitës është e pabazë

Atyre u është dërguar edhe ushqim.

Inspektorati komunal u kishte dërguar nëpunësve, që aty punojnë nën administratën e Serbisë, paralajmërim që t’i lironin zyrat.

Ndërkohë, Bashkimi Evropian kishte reaguar duke thënë se vendimi i autoriteteve komunale ishte në kundërshtim me përpjekjet për shtensionimin e situatës në veri.

Rruga Press

YouTube player