Lajme

Struga s’ka pse të bëhet peng i një klani

Shkruan Bekim Qoku

Ky qytet dhe vend i mrekullueshëm, kjo perlë e natyrës meriton një drejtim shumë më të mirë administrativ dhe politik.

Nuk mbahet mend ndonjëherë që Struga të jetë zhytur në një dëshpërim kaq të thellë si në këto kohëra. Qyteti ndjehet si i mbuluar nga re të zeza të dendura. Është bërë i pajetueshëm. Është reduktuar në një qytet turistik me sezonë 6 javore. Një fabrikë dasmash, nusesh dhe dhëndurësh. Një ambulance e madhe dentare ku i heq dhe i vë dhëmbët. Pra është shndërruar në një hapësirë ku vjen, kryen punë dhe ik.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Dhe fatkeqësisht, vatra më e rëndë e tërë këtij dëshpërimi është institucioni që e ka për detyrë të përmirësojë punët dhe jetët e qytetarëve: vetë Komuna e Strugës. Zgjedhjet janë te dera. Qytetarët, ata që kanë ngelur, ata që kanë ruajtur një vullnet të mirë, zemër të bardhë dhe dashuri për qytetin e kanë në dorë për ta kthyer sadopak dëshirën për të jetuar këtu dhe për t’iu gëzuar kësaj natyre të bukur. Struga nuk ka pse të bëhet peng i një klani apo grupi që vetëm sherrin dhe dëmin ia ka parë për gjithë këto vite. Ne, qytetarët, jemi më shumë, ne jemi më të fortë, ne jemi më zemërbardhë.

Lexo më shumë  Konjufca: Dhuna ndaj grave nuk luftohet vetëm me institucione

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *