Struga bën historinë, fiton për herë të parë kampionatin në Ligën e Parë të Maqedonisë
Struga Trim Lum të djelën arriti që të shpallet për herë të parë kampion në Ligën e Parë të Futbollit në Maqedoninë e Veriut.
Struga dje si vendas mundi Sileksin me rezultat 3-0. Golat u shënuan Ibraimi (42), Shabani (48) dhe (78).
Në derbin në mes ekipeve shqiptarë që u zhvillua në Çair, Shkupi mundi Shkëndijën me rezultat 2-1.
Në ndeshjet tjera Ak. Pandevi u mund nga Tikveshi me rezultat 1-4, Makedonija GjP mundi 7-0 Pobedën, Rabotniçki fitoj ndaj Bregallnicës me rezultat 5-4.
Kështu mbyllet matematikisht gara për titull, pasi Struga tashmë dy xhiro para fundit grumbullon 62 pikë, 7 më shumë se Shkupi në vendin e dytë (55) dhe 8 më shumë se Shkëndija në të tretin (54).
Rruga Press