Bota

Strategjia kundër rritjes së çmimit, Biden do të nxjerrë karburant nga rezerva e SHBA

Qeveria amerikane pritet të nxjerrë naftë nga rezervat shtetërore për të penguar rritjen e çmimeve. Ky është plani i presidentit Joe Biden, i cili kërkon që ky veprim të bëhet në koordinim me vendet e tjera si Kina, Japonia, India dhe Koreja e Jugut.

“Çmimet e karburanteve janë shumë të larta”. Aktualisht, blihet me 3.40 dollarë një gallon, 3 centë më shumë se një muaj më parë, dhe 1.29 dollarë më shumë se para një viti, 81 centë më tepër se në 2019.

Lexo më shumë  Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment

“Konsumatorit amerikan nuk i pëlqen kurrë të paguajë më shumë. Veçanërisht, përpara festave. Por ne jemi të fokusuar të bëjmë gjithçka mundemi për të siguruar që konsumatorët amerikanë të mos mbajnë barrën më të rëndë të kësaj periudhe dhe për këtë do të flasë vetë presidenti”.

Zyrtarët thonë se presidenti, Joe Biden, pritet të njoftojë vendimin për të nxjerrë karburant nga rezerva strategjike shtetërore. Shpresa është që kjo të mbajë çmimet në një nivel dhe të lehtësojë pak presionin politik. Rreth 40 demokratë në Kongres po nxisin presidentin që të nxjerrë karburant nga rezervat. Por Shtëpia e Bardhë kërkon që kjo të jetë një përpjekje e koordinuar dhe kërkon një lëshim simultan të naftës stok nga vendet konsumatore, përfshirë Kinën, Indinë, Japoninë dhe Korenë e Jugut. Por vetëm për një kohë të shkurtër.

Lexo më shumë  Rubla ruse arrin nivelin më të ulët në 32 muaj kundrejt dollarit

“Çmimin e karburanteve nuk e kontrollon asnjë president. Nafta shitet në një treg global. Siç po e shohim, të gjithë po dalin nga Covid dhe ka një kërkesë në rritje. Por furnizimi është i ngadaltë”, tha sekretarja për energjinë, Jennifer Granholm.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *