Editorial

Strategjia dalëse e Serbisë dhe de-përshkallëzimi

Nga Sadri Ramabaja

Në fjalorin politik të ditës, në hemisferën e politikës perendimore, ka kohë që ka zënë vend nocioni i de-përshkallëzimit.

Jo rrallë nga ekspertë perendimor, kur zihet në gojë ky nocion, shoqërohet edhe me togfjalëshin “shpëtimi i fytyrës”!

Derisa lufta po vazhdon në Ukrainë, kërkesat e qeverisë ukrainase për mbështetje me armatim janë krejtësisht të ligjshme. Por, gjykojnë një lagje studjuesish e diplomatësh liberal, këto kërkesa po shkuakan shumë përtej asaj që ofrohet aktualisht nga SHBA, NATO dhe BE, megjithëse “mbështetësit e Ukrainës kanë rritur gradualisht ndihmën e tyre ushtarake.”

Krahas mbështetjeve të gjithanshme në lëmin ushtarak, këmbëngulë kjo lagje diplomatësh, para së gjithash, sanksionet duhet të shtrihen në të gjitha sferat dhe ta godasin rëndë Rusinë. Këtë e pohon jo pa rrahagjoks kjo lagje diplomatësh e studjuesish, pavarësisht faktit se edhe vet e pohojnë se “është joreale të llogarisim në kolapsin e sistemit Putin në një afat të shkurtër” si rezultat i sanksioneve. Prandaj, sipas tyre ka nevojë për presion të vazhdueshëm ndaj Moskës, por pohojnë ata triumfalisht dhe pa drojë, tek përballen me moralin e dyfishtë, “Putinit duhet t’i jepet gjithashtu një mundësi për të shpëtuar fytyrën për t’i dhënë fund luftës së tij.”

Ky ka qenë stili i komunikimit dhe sjelljes së kësaj lagjeje diplomatësh edhe me presidentin serb, Aleksander Vuçiq, në mos me tone shumë më të mirëkuptueshme për pozitën e tij!

Dialogu që ndërmjetësohet nga BE-ja ka ardhë në këtë rrugë tashmë pa krye pikërisht ngase ndërmjetësuesit ishin përzgjedhur sipas shijes së kësaj shkolle të diplomacisë së Perendimit që kënaqej dekada me radhë me marrëveshjen historike Helsinki I dhe ruajtjen e status-quosë me Rusinë.

Shih për këtët, që nga 1.12 2019, kur Josep Borrell mori postin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë dhe atë të Nënkryetarit të Komisionit Evropian, presioni kishte marrë kahjen e kundërt dhe erdhi në momentin kritik sa masat shtrënguese ndaj Kosovës, u ndërmorën pikërisht në kohën kur ai do të duhej të rritej ndaj Beogradit, meqë shihej hapur se establishmenti aktual i Serbisë po punote dhe po punon për hapjen e frontit të dytë të lufëts në Europë. Ky veprim i BE-së dëshmon për mungesën e strategjisë dalëse nga rrethi vicioz që po ia imponon Vuçiqi perendimit liberal sot. Prandaj, kemi insistimin për de-përshkallëzimin e situatës në veriun e Kosovës si një akt  i mjaftueshmërisë, respektivisht vetëkënaëqsisë! Pa çka se është e qartë se kjo gjendje u krijua nga strategët ruso-serb të luftës hibride. Shih për këtë, de-përshallëzimi konsiderohet si akt i mjaftueshëm, si preventivë që nënkupton politika e qetësimit të gjendjes, pavaërsisht se kjo sjellje flet qartë për dështimin e Brukeslit.
Si të shpjegohet ndryshi harresa nga vet Brukseli e Marrëveshjes që u imponua si sukses i dyshes Borrel-Lajçak më 27 shkurt 2023?
Por, si po shihet tashmë, këto manovrime nuk përbëjnë as edhe hyrjen në strategjinë dalëse nga rrethi vicioz që ka imponuar Serbia gjatë gjithë procesit të dialogut. Përkundrazi, kjo sjellje, kjo somnabulosje diplomatike, i jep kohë Vuçiqit për manovrim të sukseshëm, duke insistuar pikërisht në krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe si hap pararendës i aktit të aneksimit të veriut, duke e shndërruar atë si i pjesën qenësore të straetegjisë dalëse dhe “ruajtjes së fyyrës”.

Prandaj de-përshkallëzimi është një politikë qetësimi, por kurrësesi nuk mund të konsiderohet si pjesë e një strategjie dalëse, respektivisht si akt i përmbylljes së procesit të normalizimit të marrëdhënieve shqiptaro-serbe.
Edhe nëse marrëveshja e Brukselit [shkurt 2023] ka hy në rrugën që shpie drejt dështimit, nuk ka rrugëdalje pa kthim tek ajo ose tek një marrëveshje tjetër politike. E qartë, duhet të ndiqet një projekt politik që ka për objektiv aderimin e Kosovës me proces të përshpejtuar në NATO, por edhe të rajonit në BE. Në këtë proces palët do ët duhej të obligoheshin për parandalim të eskalimit të gjendjes, ruajtjes së paqes dhe selitjes së demoracisë.
Një koncept i qartë për de-përshkallëzimin, i shoqëruar me atë politik që potencuam më lartë, që garanton pacenueshmërinë dhe integritetin e Republikës së Kosovës, është hapi i vetëm i realpolitikës që pritet e duhet ta bëjë diplomacia perendimore.

© Rruga Press

YouTube player