Sport

Strakosha pranë Brojës në Premier League

Thomas Strakosha pritet të përshëndetet sot me tifozët e Lazio-s, sfida kundër Verona, do të jetë e fundit për gardianin kuqezi, për këtë janë të bindur mediat italiane.

Sky Sport shkruan se Strakosha është shumë pranë mbylljes së akordin me ekipin e Fulham. Fituesit e freskët të Championship, që sezonin e ri do të luajnë në Premier League, kanë bindur Strakoshën, bëhet fjalë për një kontratë 4-vjeçare. Mungojnë vetëm detajet e fundit për të bërë zyrtare këtë marrëveshje. Pas 10 vitesh, Strakosha largohet nga Lazio.

Debutoi me ekipin kryeqytetas në shtator të 2016. Me fanellën e Lazio-s, Strakosha ka zhvilluar 207 ndeshje, ka pësuar 244 gola, ka fituar katër trofe (Kupën e Italisë dy herë dhe dy herë Superkupën e Italisë).

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *