Sport

Strakosha mbetet në Itali! E kërkon pretendenti për titull në Serie A

Thomas Strakosha është gjithnjë e më larg Lazios, me portierin shqiptar që ka refuzuar në mënyrë konstante çdo ofertë të ardhur nga Igli Tare për të rinovuar kontratën e tij që i skadon në fund të sezonit.

Sipas mediave italiane, Napoli po mendon ti paraqes Strakoshës një ofertë zyrtare, në një kohë kur edhe blutë janë në një situatë të ngjashme, portieri i tyre David Ospina nuk ka rinovuar ende kontratën që i skadon në fund të sezonit.

Strakosha është profili ideal, një lojtar që i shkon për shtat filozofisë së re të vendosur nga presidenti De Laurentiis, sa më pak shpenzime në merkato.

Numri një i klubit ka vendosur një tavan për merkaton e verës, 70 milionë euro shpenzime, një shifër e ulët që nuk i lë shumë hapësira për të lëvizur.

Strakosha kthehet në prioritet pasi do të transferohej falas.

Rruga Press

YouTube player