Stoltenbergu do të jetë shef i NATO-s edhe për një vit
Jens Stoltenbergu do të qëndrojë edhe për një vit si sekretar i përgjithshëm i NATO-s, pasi aleatët janë pajtuar të zgjasin mandatin e tij për shkak të krizës së sigurisë të nxitur nga lufta që nisi Rusia në Ukrainë.
Vendimi pritet të bëhet zyrtar sot pas takimit të jashtëzakonshëm të liderëve të 30 shteteve anëtare të aleancës në selinë qendrore në Bruksel.
Megjithatë, zgjatja e mandatit tashmë ka marrë aprovimin e të gjithë aleatëve, sipas dy zyrtarëve perëndimorë.
Stoltenbergu do të mbetet sekretar edhe pas shtatorit, atëherë kur mandati i tij do të përfundonte.
Zyrtari i lartë veçse është shefi që ka shërbyer më së gjati në NATO duke qenë në post nga viti 2014. Poashtu, i është vazhduar mandati dy herë – secilën herë për dy vjet të tjera.
Arsyeja për zgjatjet e mëhershme ishte sepse ai sërish u pa si i fuqishëm, unifikues dhe lider shumë i respektuar gjatë kohërave sfiduese për aleancën – kur Donald Trumpi ishte president i SHBA-së.
Rruga Press