Bota

Stoltenberg: Së shpejti vendimi i shpejtë për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se anëtarët e NATO-s do të marrin një vendim të shpejtë për mirëpritjen e Finlandës dhe Suedisë në aleancën e tyre.

Turqia ka kërcënuar se do vendosë veto ndaj aplikimeve të tyre, duke i akuzuar dy vendet nordike për strehimin e militantëve kurdë, të cilët i konsideron si terroristë, raporton BBC.

Në fjalimin e tij në Danimarkë, ai tha se aleanca është në kontakt me Finlandën, Suedinë, Turqinë dhe po trajton shqetësimet e Turqisë.

Lexo më shumë  Jep dorëheqjen kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen

Sipas Erdogan, nuk është e pazakontë të ketë dallime mendimesh në NATO dhe se aleanca ka përvojë në gjetjen e zgjidhjeve.

Shefi i NATO-s beson se Ukraina mund ta fitojë luftën, duke shtuar se Rusia nuk ka mundur të marrë Kievin.

Ai u shpreh se forcat ruse janë detyruar të largohen nga Kharkiv dhe zonat përreth, teksa ofensiva në Donbas ka ngecur.

Lexo më shumë  Estonia thotë se një dron rus goditi një termocentral të saj

“Ne nuk besojmë se Rusia ka hequr dorë nga qëllimet e saj strategjike, kështu që ne duhet të përgatitemi për një afat të gjatë”, tha Stoltenberg.

Rruga PRess

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *