Bota

Stoltenberg: Po përballemi me krizën më serioze të sigurisë të kësaj epoke

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka folur para se të mbahet samiti në Bruksel. Ai ka thënë se aleatët kanë ofruar mbështetje për Ukrainën që ta ndihmojnë në mbrojtjen e të drejtës së tyre, raporton BBC.

Për shkak se Ukraina nuk është anëtare e NATO-s, aleanca nuk po dërgon trupa aty, edhe pse po rrit numrin e trupave ushtarake në shtetet fqinje.

Lexo më shumë  Biden publikon foton e fundit si president i SHBA-së: Edhe një foto të fundit, të duam Amerikë

Stoltenberg e ka përshkruar luftën në Ukrainës si “krizën më serioze të sigurisë të një brezi”.

Theksoi nevojën që anëtaret e aleancës ta adresojnë krizën së bashku.

Aleatët duhet të bëjnë më shumë, ka thënë Stoltenberg, duke shtuar se pret që liderët e NATO-s “të përshpejtojnë investimet në mbrojtje”.

“Takimi sot do të demonstrojë rëndësinë që Amerika Veriore dhe Evropa qëndrojnë së bashku përballë kësaj krize”, tha ai.

Lexo më shumë  Revizionizmi dhe dezinhibimi: Perandoria e Trumpit në Doktrinën Marco Rubio

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *