KryesoreLajme

Stoltenberg, pas takimeve me Osmanin dhe Kurtin: NATO-ja do të vazhdojë të bëjë atë që është e nevojshme për një mjedis të sigurt

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg. pas takimeve me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministrin, Albin Kurti, ka thënë se pati biseda të frytshme mbi situatën e sigurisë në vend dhe rajon. Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Stoltenberg ka thënë se NATO-ja do të vazhdojë të bëjë atë që është e nevojshme për një mjedis stabil e të sigurt për të gjitha komunitetet.

Ai ka thënë tutje se ka falënderuar trupat e KFOR-it për ruajtjen e stabilitetit në rajon.

“Biseda të mira me Vjosa Osmani dhe Albin Kurti mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe në rajon. NATO do të vazhdojë të bëjë atë që është e nevojshme për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjitha komunitetet – falënderova trupat e KFOR-it për rolin e tyre kyç në ruajtjen e stabilitetit rajonal”, ka shkruar Stoltenberg.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Ndryshe gjatë konferencës për media me presidenten Osmani, Stoltenberg, tha se aleanca po shqyrton nëse duhet të ketë një shtim të përhershëm të pranisë së saj ushtarake në Kosovë, pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

“Tani ne po shqyrtojmë nëse duhet të kemi shtim të përhershëm për t’u siguruar që kjo të mos dalë jashtë kontrollit dhe të krijojë ndonjë dhunë në Kosovë, apo në rajonin e gjerë. Ne do të bëjmë atë që është e nevojshme.

Aktualisht, ne jemi duke shqyrtuar rregullimet rreth pranisë sonë”, tha ai në një konferencë për media me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Gjatë vizitës në Prishtinë, e cila është në kuadër të një turi ballkanik, Stoltenberg tha se shtimi i pranisë ushtarake në Kosovë me 1 mijë trupa – që përbën vendosjen më të madhe në vitet e fundit të aleancës – tregon se sa seriozisht e merr aleanca dhunën që shpërtheu muajve të fundit në Kosovë.

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

“Ne vërtetë po investojmë në sigurinë e këtij rajoni, sepse siguria e njerëzve në këtë rajon, stabiliteti në këtë rajon, ka rëndësi për sigurinë tonë”, tha ai. Shefi i NATO-s tha se aleanca është duke kryer një shqyrtim të pranisë ushtarake “që përfshin Bosnje e Hercegovinën dhe po ashtu Kosovën”.

Rruga Press

YouTube player