Lajme

Stoltenberg në Kosovë: Paqja e siguria nuk duhet rrezikuar, NATO e mbështet dialogun

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se NATO e mbështet dialogun Kosovë – Serbi dhe se nuk duhet rrezikuar paqja dhe siguria në rajon.

Stoltenberg ka thënë se mirëpresin propozimin e fundit të bërë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe se e ishte hap të rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Stoltenberg ka thënë se sulmi terrorist në Banjskë më 24 shtator, ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku, është i papranueshëm dhe po ashtu arsyeja pse KFOR-i ka rritur praninë në Kosovë.

Lexo më shumë  Forcat e Armatosura Turke trajnojnë ushtarët e Kosovës

“Ata që janë përgjegjës duhet të dalin para drejtësisë. NATO ka reaguar me shpejtësi. Kemi sjellë 1000 trupa shtesë në Kosovë, kemi dërguar armë më të rënda dhe i kemi ngritur patrullat në veri. Këto janë hapat për të siguruar që KFOR-i të përmbushë mandatin e tij që buron nga OKB-ja. Paqja dhe siguria nuk duhet të rrezikohen. NATO e mbështet dialogun. Mirëpresim propozimet e fundit për Asociacionin, ky do të ishte hap i rëndësishëm kyç drejt normalizimit të marëdhënieve”, ka thënë Stoltenberg.

I pyetur për mundësinë që Kosova të anëtarësohet në Partneritetin për Paqe të NATO-s, ai ka thënë se kërkohet votë unanime nga anëtarët dhe se nuk e di kur do të merret një vendim i tillë.

Lexo më shumë  Hidhet nga pallati polici i qarkullimit rrugor që ndaloi djalin e oligarkut Samir Mane. Protestë përpara Ministrisë së Brendshme në Tiranë

Ai ka thënë po ashtu se pas sulmit terrorit në Banjskë po e rishikojnë nëse duhet të pasur rritje të përhershme të trupave për të siguruar që situata të mos dalë jashtë kontrollit e të shkaktohen konflikte të reja.

“Do të bëjmë çfarë të jetë e nevojshme. Po e rishikojmë praninë tonë, ndryshimet e nevojshme e kemi zbatuar rritjen e nevojshme”, tha Stoltenberg.

Rruga Press

YouTube player