KryesoreLajme

Stojkoviq: BIA ende nën hijen e Vulinit, po i shërben regjimit të Putinit

Avokati serb, Cedomir Stojkoviq ka thënë se shërbimi sekret serb (BIA) është ende në shërbim të ish-drejtorit Aleksandër Vulin, presidentit serb Aleksandër Vuçiq dhe regjimit rus të Vladimir Putinit. Këto deklarata Stojkoviq i bëri në një video të publikuar në rrjete sociale, katër orë pas nadlimit ilegal që i është bërë në vendkalimin kufitar në Horgosh.

Ai ka shpjeguar në detaje mënyrën sesi është trajtuar nga policia serbe, derisa ka shtuar se përkundër urdhrit të Vuçiqit këta të fundit nuk po e ndjekin, porse është BIA që i është vënë pas.

“Aryeja kryesore e mbajtes sime në vendkalimin Horgosh, e më herët në aeroportin në Surqin, para kësaj në vendkalimin kufitar Maqedoni-Serbi, është se BIA e ka përvetësuar sistemin elektronik, ka nxjerrë udhëzime për mbajtjen e njerëzve deri në kryerjen e kontrollëve të mëtejme. Kjo sigurisht që është keqpërdorim i detyrës zyrtare, sepse ndaj meje nuk është kryer kurfarë kontrolli i tillë, dhe se unë nuk jam ndonjë person i panjohur për BIA-n. Ajo agjenci mua më ka marrë në pyetje dy herë, njëherë le të themi për listën time, listën e agjentëve të Putinit në Serbi, si dhe më ka marrë në pyetje për shkak të vendosjes së luleve në varrin e Blerina Jasharit. Pra ne njihemi, ata mirë e dinë se kush jam unë, kurse unë e di shumë më mirë se kush janë ata. Dhe po ua them shumë hapur se kush janë ata: Ata janë disa qyqarë njerëz minjë që fshihen prapa tastierave të kompjuterëve në selinë e BIA-s, të cilët padurimin e tyre ndaj atyre që nuk mendojnë si ata, e që nuk shprehen para të tjerëve ashtu sic u shprehen ndaj meje. Ata sillen në atë mënyrë që njerëzit e ndershëm të policisë sonë kufitare i detyrojnë të më ndalojnë, dhe të mos me lejojnë të vazhdoj.

Nëse i kujtojmë të gjitha procedurat e BIA-s, mund të vërejmë se ata gjithnjë kështu veprojnë. Ata fshihen, nuk i shfaqin fytyrat e tyre, ndaj procedurave të tyre nuk mund të ngreshë ankesë, nuk ke se kujt t’i drejtohesh, sepse në sistemin juridik të Serbisë nuk ka mjete juridike përmes së cilave mund të kërkosh nga BIA që të ndalojnë ta keqpërdorin ligjin”, tha ai.

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

Avokati serb, i cili është ndaluar për të pestën herë me radhë brenda 12 ditësh tha se BIA është agjenci e tradhëtisë, derisa shtoi se Vulin është tradhtari më i madh i vendit të tij, i cili është dekoruar nga Rusia edhe pas largimit nga detyra e drejtorit të BIA-s.

“BIA nuk ka lidhje për këtë vend, nuk është agjenci patriotike, por është agjenci e tradhtisë, e më të cilën udhëheqin kuadro tradhtarësh, të cilët janë lojal ndaj shteteve të huaja, të atij shteti të cilit unë i kam vendosur sansksione, atij shteti ndaj të cilit unë kam organizuar protesta, atij shteti, agjendtët e të cilit në Serbi unë i kam dekonspiruar. Prandaj, ju agjentë tradhtarë të asaj agjencie, kur ta shihni këtë video timen, afrohuni në pasqyrë dhe shikojeni veten tuaj, dhe i tregoni vetës se çfarë tradhtarësh të vërtetë jeni. Tregoni vetes se në çfarë mënyre silleni ndaj pjesëtarëve të kombit tuaj, derisa në të njëjten kohë ruani dhe mbroni interesat e kombit tjetër, në fakt jo të kombit por të regjimit të atij kombi të huaj. Kjo duhet të merret vesh se përderisa në BIA, në pozitat më të rëndësishme ndodhen kuadro antiserbe, kuadro tradhtarësh, kuadro lojalë ndaj një sundimtari të huaj dhe shtetit ë huaj, të cilët sot nuk kanë arrestuar mjek të cilët me neglizhencën e tyre vranë katër foshnje në Institutin në Beograd. Për ta kjo nuk është e rëndësishme, e rëndësishme për ta është ta arrestojnë Čedomir Stojkovićin dhe ta mbajnë në vendkalimin kufitar, vetëm pse Čedomir Stojković e shpreh mendimin e tij”, vijoi ai.

E përderisa ajo agjenci antiserbe i terrorizon qytetarët e saj, Stojkoviq theksoi se kur është në pyetje policia kufitare gjërat janë krejtësisht ndryshe.

Pjesëtarët e Policisë Kufitare në vendkalimin Horgosh ishin jashtëzakonisht profesionistë, të edukuar, të dashur, tolerantë, dhe u sollën në atë mënyrë ashtu siç zyrtarët dhe shërbyesit e shtetit duhet të sillen, kur kam kërkuar ujë ma kanë sjellë, kur si në shaka u kam thënë se jam i uritur më kanë sjellë ushqim, gjatë këtyre katër orëve të mbajtjes në njëfarë mënyre edhe jemi miqësuar, kam dëgjuar rrëfimet e tyre jetësore prej të cilave disa ishin të vështira, aq të vështira sa që në shembujt e Policisë serbe mund të shihni se si ky shtet i shkatërron njerëzit e vet, në nivelin personal, në nivelin familjar, në nivelin e shëndetit… BIA, njëjtë, dhe kjo nuk është hera e parë që mban në mënyrë të paligjshme njerëzit, dhe nuk është hera e parë që BIA i tradhton qytetarët e saj, këtë e ka bërë edhe në vitet e 90-ta, këtë e ka bërë edhe në vitin 2003 kur u vra kryeministri Zoran Gjingjiq. Prapa asaj vrasjeje nuk ka qëndruar Shoqata e Bletarëve, as Shoqata e përpuenuesve të frutave, porse aktgjykimet që u morën i përkasin pikërsiht kësaj agjencie e cila atëher quhej ndryshe, e që edhe gruaja ime dikur kishte mbeimër tjetër, por që tash ka mbiemrër sikur timin. Është e vulosur se sistemi juridik i Serbisë është i atillë që policia në situata të tilla u arreston, sepse sic e keni parë në këtë video, unë nuk mund të dal jashtë, më është kufizuar lëvizja, nuk mund t’i lëshoj hapësirat njëjëtë sikur të ishit në paraburgim apo në burg”, shtoi Stojkoviq.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Ai tregon absurditetin e autoriteteve serbe të cilat anipse i thonë se “nuk je i arrestuar”, i cenojnë lirinë e lëvizjes pa arsye duke e ndaluar për prë të tëra.

“Por në të njëjten kohë, Polica e mohon se ua ka hequr lirinë, dhe ky është absurd. Jeni të arrestuar dhe në të njëjtën kohë u thonë se nuk jeni të arrestuar. E gjithë kjo tregon se në Serbi udhëheqin tradhtarët, e tradhtarë janë ata që i tradhtojnë qytetarët e vet, që i tradhtojnë të drejtat e tyre, që e tradhtojnë lirinë e tyre, që i tradhtojnë të gjitha ato për të cilat ne kemi pranuar të jemi qytetarë të këtij vendi, sepse ne edhe mundemi të mos pranojmë të jemi qytetarë të këtij vendi, këtë mbajeni mend. Por që këta tradhtarë të qytetarëve të vet, këta keqpërdorues të ligjeve tona do te jenë në histori, dhe kur ta bëjnë këtë (të hyjnë në histori), nga qelitë e burgjeve do të na vështrojnë neve duke e ndërtuar jo këtë shtet, për njerëzit e saj dhe lirinë e tyre. Gëzuar, shihemi nesër në konferencë”, përfundoi ai.

YouTube player