Lajme

Stojkoviç: Asnjë normalizim i marrëdhënieve në Ballkan nuk bëhet me Vuçiqin

Çedomir Stojkoviç, avokati i politikanit opozitar serb, Nikola Sanduloviç, i cili bëri homazhe të enjten në Kompleksin Memorial ‘Adem Jashari’, në Prekaz, tha se presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq në Davos të Zvicrës tregoi publikisht urrejtjen e tij të hapur për shqiptarët

“Në Davos, teksa merrej me mua, Aleksandër Vuçiq tregoi publikisht urrejtjen e tij të hapur për shqiptarët, dhe një gazetar aksidentalisht demonstroi publikisht se presidenti i Serbisë vendos për arrestimet politike në vend”, ka shkruar ai në platformën ‘X.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Sipas tij, asnjë normalizim i marrëdhënieve në Ballkan me të nuk është i mundur.

“Me Aleksandar Vuçiqin, i cili vendosjen e luleve mbi varrin e një fëmije shqiptar në mes të Davos-it dhe në lajmet kryesore në Serbi e quan “turp të përjetshëm” dhe i bën thirrje publikisht policisë dhe prokurorisë që “të bëjnë punën e tyre”, në lidhje me buqetën time me trëndafila mbi atë varr, ka vetëm një të ardhme: krijimi i mëtejshëm i urrejtjes, konflikteve. Asnjë normalizim i marrëdhënieve në Ballkan me të nuk është i mundur. As normalizimi i marrëdhënieve në Evropë nuk do të ishte i mundur nëse në vitin 1949, në vend të Konrad Adenauer, kryeministër i Gjermanisë do të bëhej Joseph Goebbels.”, shkroi ai.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Teksa tha se arsyeja e vetme që ai i lirë është sepse vëmendja e SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe BE-së ishte mjaft e madhe për këtë çështje.

“Dhe këtë e pashë shumë qartë gjatë ndalimit dhe hetimit që Agjencia e Sigurisë Informative e Serbisë më bëri dje për 4 orë”, tha ai.

YouTube player