KryesoreLajme

Statovci i përgjigjet Hykmete Bajramit: “LDK-në në 12% e solli arroganca dhe bashkëpunimi me PDK-në, jo Vjosa Osmani

Deputetja e Partisë Guxo, Jeta Statovci, ka reaguar ndaj deklaratave të ish-ministres dhe deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila kishte thënë se Presidentja Vjosa Osmani është fajtore për rezultatin e dobët të LDK-së në zgjedhjet e vitit 2021.

Statovci përmes një postimi në Facebook ka thënë se Bajrami po harron se Presidentja Osmani ishte përjashtuar nga LDK-ja nga vetë partia e saj, duke theksuar se rënia e LDK-së në 12% ka qenë pasojë e shkeljeve të demokracisë së brendshme dhe arrogancës politike.

“Zonja Bajrami paska harruar se Presidenten Osmani, partia e saj e ka përjashtuar nga LDK, se kostoja elektorale e 12% ka qenë pasojë e shkeljes së demokracisë të brendshme në LDK, por edhe jashtë saj. Përjashtuan personin me besimin më të lartë elektoral që nga Presidenti Rugova,” ka shkruar Statovci.

Ajo shtoi se LDK-në në atë kohë e dëmtoi edhe bashkëpunimi me PDK-në “komplet të pa reformuar” dhe gatishmëria për të nënshkruar “marrëveshje të dëmshme për vendin”.

“Presidentes Osmani i kalon mandati edhe pak muaj, andaj bëni kujdes, se mund fare lehtë t’ju kthejë në 12%, me argumentet e saj politike dhe konsistencën ideologjike që ka me bazë trashëgiminë e Presidentit Rugova, jo të këtij diskursi destruktiv të LDK-së që amniston Listën Serbe e fajëson të tjerët për rezultatin e tyre,” përfundon Statovci.

Reagimi i Plotë:

Zonja Hykmete Bajrami paska deklaruar se Presidentja Vjosa Osmani paska qenë fajtore përse në zgjedhjet e vitit 2021, LDK ka dalë 12%.

Por Zonja Bajrami paska harruar se Presidenten Osmani, partia e saj e ka përjashtuar nga LDK, se kostoja elektorale e 12% ka qenë pasojë e shkeljes së demokracisë të brendshme në LDK, por edhe jashtë saj. Përjashtuan personin me besimin më të lartë elektoral që nga Presidenti Rugova.

Kostoja e paguar ka qenë dërgimi i vendit në zgjedhje në kohë pandemie, prishja e besimit me qytetarin dhe arroganca e gatishmëria për të nënshkruar marrëveshje të dëmshme për vendin dhe bashkëpunimi me një PDK komplet të pa reformuar.

E presidentes Osmani i kalon mandati edhe pak muaj, andaj bëni kujdes, se mund fare lehtë të ju kthej në 12%, me argumentet e saj politike, konsistencën ideologjike që ka me bazë trashëgiminë e Presidentit Rugova, jo të këtij diskursi destruktiv të LDK-së, që amniston Listën Serbe, e fajëson të tjerët për rezultatin e tyre.

Jeta Statovci

Lexo më shumë  Faton Peci njofton, më 12 dhjetor mbahet seanca inauguruese e Komunës së Mitrovicës së Jugut
YouTube player