Bota

Statistika e frikshme – Çdo 23 minuta vritet një person me ngjyrë në Brazil

Çdo 23 minuta vritet një person me ngjyrë në Brazil, sipas shifrave të publikuara nga aktivistët.

Çështja u rikthye sërish në vëmëndje pas vdekjes së një të riu kongolez pak ditë më parë në një plazh të Rios, vetëm pak metra larg një prej hoteleve më luksoze në kryeqytetin brazilian.

Lexo më shumë  Sa mund të rritet çmimi i naftës? The Guardian: Ekonomistët paralajmërojnë rrezikun global

24-vjeçari kongolez Moïse Mugenyi Kabagambe mësohet se, sipas asaj që është bërë publike, më 24 janar kishte shkuar në një bar në një nga plazhet e Rios, ku kishte punuar për pak kohë i pasiguruar, për marrë pagesën.

Aty, megjithatë, 24-vjeçari, i cili jetonte në Brazil që prej moshës njëmbëdhjetë vjeçare është dhunur për vdekje.

Megjithatë sipas të dhënave, numri i personave me ngjyrë që humbin jetën është më i madh se sa është raportuar.

Lexo më shumë  Qindra adoleshentë kroatë paraqiten për shërbimin ushtarak

Të shtunën pritet të mbahen protesta kundër dhunës në qytetet më të mëdha të Brazilit.

Rruga Press

YouTube player