Starmer: Po punojmë për një plan të zbatueshëm për Ngushticën e Hormuzit
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka thënë se po punon me aleatët për të krijuar një plan të zbatueshëm për të rihapur Ngushticën e Hormuzit.
Gjatë një konference për media të hënën, Starmer ka thënë se është e qartë se operacioni amerikan ka “dobësuar masivisht” aftësinë ushtarake të “regjimit të neveritshëm në Iran”.
Por pas konfliktit, Starmer thotë se do të duhet një lloj “marrëveshjeje e negociuar” që kufizon aftësinë e Iranit për të rindërtuar programin e tij bërthamor dhe për të siguruar transportin ndërkombëtar detar.
Ai ka shtuar se Ngushtica e Hormuzit duhet të rihapet për të “siguruar stabilitetin në tregje”.
“Kjo nuk është një detyrë e thjeshtë”, ka thënë ai, prandaj “Mbretëria e Bashkuar po punon me të gjithë aleatët tanë për të sjellë një plan të zbatueshëm për të rivendosur lirinë e lundrimit në rajon”.
Sipas tij, Mbretëria nuk do të përfshihet në një luftë më të gjerë, duke theksuar se për të, e rëndësishme është mbrojtja e popullatës së saj në rajon.
Rruga Press

