BotaKryesore

Starmer i bën thirrje Trump-it të tërhiqet nga veprimet ushtarake ndaj Iranit

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, i ka bërë thirrje Donald Trump-it që të tërhiqet nga veprimet ushtarake kundër Iranit.

Kryeministri tha se ekziston një “rrezik real për përshkallëzim” të konfliktit dhe u bëri thirrje të gjitha palëve që të ndjekin një zgjidhje diplomatike.

Ai shtoi se “kanë pasur disa raunde bisedimesh me SHBA-në” dhe “për mua, kjo është mënyra për ta zgjidhur këtë çështje”.

Lexo më shumë  Komisioni për Legjislacion, Rrustemi: Amandamentet t'i procedohen seancës plenare

Këto komente vijnë ndërsa Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy, po shkon në Uashington për të përcjellë thirrjen e Mbretërisë së Bashkuar për de-përshkallëzim, ku do të takohet me kryediplomatin e Trump-it, Marco Rubio.

Lammy dhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Rubio, do të diskutojnë situatën në Lindjen e Mesme të enjten në mbrëmje.

YouTube player

Lexo më shumë  Sulstarova: Osmani mund të kandidojë për presidente me 30 firma deputetësh nga LVV-ja, por nuk ka ende konsensus politik