Bota

Starmer: 2.8 miliardë eurot e ngrira të Abramovichit do të shkojnë për ndihmë në Ukrainë

Që kur miliarderi rus shiti Chelsean në vitin 2022 nën presionin e qeverisë britanike, fondet nga shitja janë ngrirë. 

Kryeministri britanik, Keir Starmer tani po e lejon atë t’i përdorë ato, por vetëm për një kauzë: për ta ndihmuar Ukrainën.

Mbretëria e Bashkuar ka lëshuar një licencë që lejon që 2.8 miliardë euro nga shitja e klubit të futbollit Chelsea nga Roman Abramovich të transferohen për kauza humanitare në Ukrainë, duke e paralajmëruar oligarkun rus se do të përballet me veprime ligjore nëse nuk i përmbahet këtij vendimi.

Lexo më shumë  NATO rrëzon raketën e dyte balistike iraniane që shkel hapësirën ajrore turke

“Roman Abramovich të transferojë 2.5 miliardë funte për një kauzë humanitare për Ukrainën. Kjo qeveri është e përgatitur ta zbatojë atë nëpërmjet gjykatave në mënyrë që çdo qindarkë të arrijë tek ata, jeta e të cilëve është shkatërruar nga lufta e Putinit”, ka thënë kryeministri Keir Starmer në Dhomën e Komunave të mërkurën.

Sipas licencës së re, të ardhurat duhet të drejtohen për kauza humanitare në Ukrainë, por fitimet e ardhshme mund të shpenzohen më gjerësisht për viktimat e konfliktit në mbarë botën. Por fondet nuk mund t’i sjellin dobi Abramovichit ose individëve të tjerë nën sanksione.

Lexo më shumë  NATO riafirmon gatishmërinë 'për të mbrojtur të gjithë aleatët' pas neutralizimit të raketës balistike të lëshuar nga Irani drejt Turqisë

Mbretëria e Bashkuar vendosi sanksione ndaj Abramoviçit si hde ndaj oligarkëve të tjerë rusë pas pushtimit të Ukrainës nga Moska në vitin 2022.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar tani ka premtuar të krijojë një fondacion për të shpërndarë fondet, të udhëhequr nga Mike Penrose, ish-kreu i UNICEF-it në Mbretërinë e Bashkuar.

Rruga Press

YouTube player