KryesoreLajme

Stano tha se Kosova nuk e njoftoi BE-në me raport për sulmin në Banjskë, ambasadori Bajrami ia përmend të gjitha me data

Një ditë më parë, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano në një konferencë për media ka folur lidhur me atë pse Bashkimi Evropian nuk ka ndërmarr masa ndaj Serbisë lidhur me sulmin në Banjskë të Zveçanit, që ka ndodhur më 24 shtator 2023, duke thënë se Kosova nuk ka dorëzuar në BE një raport të hetimeve për këtë sulm.

E pas kësaj ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, i ka reaguar zëdhënësit të Bashkimit Evropian Peter Stano, duke ia numëruar të gjitha raportimet që janë bërë, madje edhe me data.

Ai në një postim në Twitter ka prezantuar në mënyrë kronologjike të gjitha raportimet që i janë dërguar BE-së.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Më poshtë mund t’i lexoni raportimet që Bajrami thotë se i janë dërguar BE-së:

Sulm terrorist i 24 shtatorit 2023 në Banjskë. Ambasada e Kosovës në Bruksel ka njoftuar zyrtarisht BE-në (dhe Shtetet Anëtare) përmes disa dokumenteve:

24 shtator 2023, informacion urgjent mbi sulmin terrorist (2 f.)

26 shtator 2023, informacioni fillestar (12 f.)

28 shtator 2023, informacion faktik (10 f.)

Më 9 tetor 2023, një kopje fizike e Gjetjeve Paraprake (46 pp) iu dorëzua delegacionit të EEAS

10 tetor 2023, gjetjet u shpërndanë në të gjitha vendet anëtare të BE-së dhe NATO-s

20 tetor, Raporti Preliminar iu dërgua BE-së, NATO-s dhe të gjitha shteteve të tyre anëtare

Gjatë muajit dhjetor 2023, gjatë periudhës janar-shkurt 2024, u ndanë versionet e përditësuara të raportit

“Informacionet e përfshira në këto dokumente janë faktike, të vërtetuara dhe bindëse përtej dyshimit të arsyeshëm”, shkruan Bajrami.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus
YouTube player