BotaKryesore

Stano për takimin e Vulinit me Putinin: Mbajtja e lidhjeve me Rusinë s’përputhet me vlerat e BE-së

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka komentuar vizitën e zëvendëskryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vulin në Rusi ku u takua me presidentin rus Vladimir Putin. 

Stano tha se mbajtja e lidhjeve me Rusinë s’përputhet me vlerat e BE-së.

Gjatë takimit në Rusi, Vulin tha se Serbia me Aleksandar Vuçiqin kurrë s’do t’i vë sanksione Rusisë e as nuk do të bëhet pjesë e NATO-s. 

Lexo më shumë  Protesta për vrasjen e 14-vjeçarit, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Manastirliut

“Bashkimi Evropian dëshiron të llogarisë të gjitha vendet kandidate si partnere të besueshme evropiane që ndajnë parime, vlera, siguri dhe përparim të përbashkët. Bashkimi Evropian ka qenë i qartë me partnerët e tij: marrëdhëniet me Rusinë nuk mund të jenë normale për shkak të luftës së agresionit të pajustifikuar të Rusisë kundër Ukrainës”, tha Stano për “N1”. 

Putini e ftoi presidentin serb Vuçiq në Samitin e BRICS. 

Vuçiq të enjten e ka falënderuar Putinin për ftesën dhe tha për këtë do të flasë rreth 10 tetorit. 

Rruga Press

YouTube player