Standardi i dyfishtë i BE-se…
Shkruan Nezir Kraki
Nga njëra anë, Kosovës i kërkohet me insistim që ta respektojë vendimin e Gjykatës kushtetuese në lidhje me Manastirin e Deçanit, dhe…
…në anën tjetër, i njejti Bashkim evropian kërkon që Kosova ta dhunojë vendimin e të njejtës gjykatë ne lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Tash ose po bëjmë shtet të së drejtës ose shtet të pazareve politike. Kosova s’ka kohë më për pazare që të ngushëllohet Serbia dhe BE e di mirë këtë punë.
Prandaj qëndrimi i Kosovës rreth Asociacionit etnik serb duhet të jetë i pathyeshëm sepse është qëndrim plotesisht legjitim.
Nuk mund të thuhet në preambulë të kushtetues se Kosova është shtet i të gjithëve dhe pastaj me pazare politike të vendoset se disa pjesë të Kosovës janë veç të disave. Edhe roja në deren e Komisionit evropian e di këtë punë lëre më Borelli me shokë.
Pra, s’duhet të pranohet asociacioni. Pikë!
Rruga Press