KryesoreLajme

Stagnimi i projektit të ngrohjes solare në Prishtinë, Murati: Qeveria e ka financuar, por Komuna nuk ka bashkëpunuar

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se projekti për zgjerimin e rrjetit të ngrohtores solare në Prishtinë, i cili financohet nga Qeveria me 80 milionë euro, ka stagnuar si pasojë e mungesës së angazhimit nga ana e Komunës së Prishtinës dhe Termokosit.

Ky projekt, sipas Muratit, synonte rritjen e kapacitetit të rrjetit dhe zgjerimin e tij për rreth 38 mijë banorë në lagjet: Tophane, Kalabri, Lakrishte, Muhaxherë, Prishtina e Vjetër.

Lexo më shumë  Niveli i ujit në lumenjtë kryesorë të Kosovës ka filluar të bjerë, situata me reshjet është përmirësuar

Ministri ka theksuar se projekti ka qenë i planifikuar dhe i financuar që nga para dy vitesh, mirëpo deri më tani nuk ka pasur përparim të dukshëm për shkak të mungesës së vullnetit dhe angazhimit serioz nga Komuna dhe Termokosi.

“Kjo situatë dëshmon qartë se nuk bëhet fjalë për bllokada nga Qeveria, siç është propaganduar, por për mos-punën e aktorëve lokalë. Prishtina nuk mund të humbasë edhe katër vite të tjera me stagnim dhe arsyetime”, ka deklaruar Murati në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.

Lexo më shumë  Vlorë/ Përmbytjet lënë pas dëme të mëdha, mbi 300 hektarë tokë të shkatërruara dhe bagëti të ngordhura

Ky projekt është i rëndësishëm që të rritet kapaciteti si dhe të zgjerohet rrjeti i furnizimit për qytetarët e Prishtinës dhe për ofrimin e shërbimeve cilësore për lagjet e përfshira.

YouTube player