Lajme

Stabilizohen zjarret në vend, situatë problematike në Majën e Zezë në Kukës

Në qarkun e Kukësit, situata problematike paraqitet në Majën e Zezë, ndërsa në terren krahas helikopterit holandez janë edhe 30 trupa te Forcave te Armatosura per te ndihmuar në shuarjen e flakëve. 

Në qarkun e Shkodrës, zjarri në fshatin Srriqe po mbahet nën kontroll nga zjarrfikësit lokalë, ndërkohe që në vendin e quajtur Qershizë-Fushë Kumulli vazhdon puna për shuarjen e vatrave të vogla.

Lexo më shumë  Rritet çmimi i biletës Korçë-Tiranë, shkak shtrenjtimi i naftës

Situata është e stabilizuar edhe në qarkun e Vlorës, pasi zjarri në malin Çipin të bashkisë Selenicë nuk ka rrezik per banesat.

Zjarri në fshatin Lundre të bashkisë Mat është përhapur per shkak të erës, megjithatë nuk përbën rrezik për banesat.   

Në qarqet e tjera, situata është e qetë, ndërsa në njësisë administrative Helmës të bashkisë  Kavajë, në terren, krahas 40 trupave te FA, janë angazhuar edhe zjarrfikësit e bashkive të qarkut.

Lexo më shumë  Hiqet nafta falas për 50 mijë fermerë në Shqipëri, akuza: “Po e marrin patronazhistët”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *