Bota

Spiun i Rusisë, Gjermania arreston zyrtarin e lartë të ushtrisë

Një zyrtar qeveritar është vënë në pranga në Gjermani, nën akuzën se i ka transmetuar informacione sekrete në Rusi.

Burri i identifikuar si Thomas H. punonte në një zyrë që merrej me pajisje ushtarake dhe teknologji informacioni.

Ai mendohet se me iniciativën e tij shkoi në ambasadën ruse në Berlin, si dhe në konsullatën e saj në qytetin e Bonit, ku ofroi shërbimet informuese.

Lexo më shumë  Pas fitorës së raundit të parë të zgjedhjeve nga kandidati anti-Nato, Presidenti i Rumanisë mbledh Këshillin e Lartë të Mbrojtjes për cënimet e sigurisë nga Tiktok-u

“Prokurori federal ka arrestuar një oficer gjerman me dyshimin se punonte për një shërbim sekret të huaj”, shkroi ministri i Drejtësisë, Marco Buschmann në platformën e mediave sociale X.

Ai u arrestua në Koblenz në Gjermaninë perëndimore, dhe shtëpia dhe vendi i tij i punës u kontrolluan më pas nga policia.

Ky nuk është rasti i parë i këtij lloji që nga pushtimi rus në shkurt të vitit të kaluar. Në janar, një tjetër shtetas gjerman u arrestua nën dyshimin për tradhti. 

Lexo më shumë  Raketat amerikane Atacms i shkaktojnë Rusisë humbjen e rëndësishme

Burri, i identifikuar si Arthur E, mendohej se ishte lidhur me një punonjës të shërbimit të inteligjencës së jashtme gjermane (BND), i cili u arrestua në dhjetor për spiunazh në favor të Rusisë.

Rruga Press

YouTube player