Lajme

“Spitalet në Strugë janë njësoj si ai në Tetovë” Këngëtarja shqiptare:Përgjegjës është faktori politik!

Këngëtarja e njohur shqiptare nga Struga, Fitnete Tuda ka reaguar për tragjedinë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Tetovë. Me anë të një postimi të bërë në rrjetet sociale, ajo ngre shqetësimin e spitalit në Strugë i cili sipas saj është në të njëjtën gjë si ajo në Tetovë.

Tuda shkruan në postimin e saj se po kthehen në spitale qendra të vjetra e të papërshtatshme, të cilat pastaj bëhen shkak për tragjedi si ajo e Tetovës.

Lexo më shumë  Konjufca: 28 Nëntori është data më përbashkuese e kombit tonë

REAGIMI:

Është një papërgjegjësi totale, spitalet janë në gjendje të mjerueshme! Kjo vlen për komunat shqiptare, po flas këtu për Strugën prej nga vi, ku nuk është investuar asgjë as nga niveli qendror as ai i komunal! Infrastruktura, spitalet, ndërtesat e vjetra jasht çdo standardi! Një spital i ngjashëm për Covid, si ai që u dogj në Tetovë është improvizuar edhe në Strugë! Ministri shëndetësisë Filipçe, para disa ditësh paska deklaruar se spitalet e tilla janë zgjidhje sepse kushtojnë më lirë! Përgjegjës është edhe faktori politik shqiptar që i ka sjellë në këtë gjendje komunat me shumicë shqiptare në Maqedoni.

Tragjedia në spitalin e Tetovës ndodhi mbrëmjen e djeshme. Zjarri përfshiu të gjithë spitalin, dukei marrë jetën e 14 pacientëve e duke lënë të shtruar në spital 12, shtatë prej të cilëve janë në gjendje të rëndë për jetën.

Lexo më shumë  Rikonstruksioni i komisariateve/ SPAK çon në gjykatë një tjetër deputet të Ramës, Plarent Ndrecën

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *