Sport

Spektakël i Brojës, shënon edhe Manaj, Strakosha shkëlqen si titullar në Serie A

5 gola në të gjithë kompeticionet, lojtari më i ri që ka shënuar më shumë këtë sezon në ishull, lojtari i dytë në historinë e Premier League që shënon në tre ndeshjet si titullar në shtëpi.

Armando Broja vijon të vendos rekorde të pa besueshme, vijon të shkëlqejë në kampionatin më të fortë në botë, goli i tij i tretë me fanellën e Southampton ishte thjeshtë fantastik, një gol më shumë klas.

Tifozët e Southampton kanë një idhull të ri, ndërsa tifozët e Chelsea i kërkojnë klubin të rikthejnë sulmin kuqezi në janar pasi po bën më mirë se mister 100 milionë euro, Romelu Lukaku. Si gjithnjë nuk e harron nga vjen, festa e tij me simbolin e shqiponjës është kthyer në trend.

Kjo ishte një fundjave pozitive edhe për sulmin tjetër të Kombëtares, Rey Manaj. Më në fund, Manaj arrin të gjej golin e tij të parë me fanellën e Speiza në Serie A.

Rikthehet për herë të parë këtë sezon si titullar në Serie A edhe Thomas Strakosha. Gardiani kuqezi zhvilloi një paraqitje fantastike në transfertë përballë Sampdoria. Lojtari i dytë më i vlerësuar pas Ciro Immobile, me sulmuesin që realizoi një dopietë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *