Lajme

Spastrim brenda PS, Rama “kalon” partinë nga Balla te Gjiknuri

Ndryshimet në parti shpesh të përfolura e më pas të shtyra disa herë, u përkthyen në një rokadë të brendshme mes socialistëve. Nga 10 sekretarë mbijetoi vetëm një, që merr edhe postin më të rëndësishëm, atë të sekretarit të Përgjithshëm. Zëvendësimi i Taulant Ballës është lëvizja më e bujshme e Edi Ramës.

“Kam vlerësim maksimal për Ballën, por nuk mbahen dy kunguj nën një sqetull”, tha Rama. Pak para fjalëve të bukura, kungujt që Taulant Balla mbante prej 4 vjetësh, i kishte shigjetuar. Anëtarësimet në PS, i quajti false, “që bëjnë foto me mua”.

Lexo më shumë  DOSJA/ Gjyqtarja Pajtime Fetahu kërkoi nga bandat të goditej gazetari Saimir Kodra pasi ai ka denoncuar lidhjet e gjyqtares me krimin

Largim tjetër i rëndësishëm ishte ai i Arben Pëllumbit, ku në krye të sekretariatit organizativ rikthehet Blendi Klosi. Pjesa tjetër e sekretariatit përbëhet nga emra të rinj pa peshë politike, ku gjejnë strehë dy ministre që largohen prej Qeverisë.

Goditja e dytë kundër Taulant Ballës erdhi me ndryshimet mes drejtuesve politikë në qarqe. Largimi i tij nga Elbasani drejt Fierit, përveçse minon pushtetin e votave ku kishte investuar prej shumë vitesh, bëhet akoma më i hidhur kur zëvendësohet nga i njëjti person që i mori numrin dy të partisë, Gjiknuri. Pavarësisht spostimit, Taulant Balla ja bëri të qartë Ramës se s’do ta ketë të lehtë të këpusë fijet që e lidhin me Elbasanin.

Lexo më shumë  Kearns-Vuçiqit: Mohimi, vazhdimësi e krimeve – çka nisi me vrasje po vazhdon me falsifikim të historisë

Asambleja e PS-së prodhoi edhe riafrime. Ditmir Bushati mbështeti mesazhet e kryesocialistit me të cilin ishte në konflikt prej muajsh, pasi Rama e bëri pjesë të Akademisë Politike të PS-së, si dhe e propozoi për anëtar kryesie. Fryma e ripajtimit u përkthye edhe me zgjedhjen e tij në Kryesinë e Partisë së bashku me Mimi Kodhelin dhe Pandeli Majkon, ndërsa jashtë mbeti deputeti më i votuar në qarkun e Tiranës, Fatmir Xhafaj.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *