Bota

Spanjë, komision parlamentar për të hetuar abuzimet e kishës me fëmijët

Organi drejtues i Dhomës së Deputetëve Spanjollë (i ashtuquajturi ‘Mesa del Congreso’) ka pranuar kërkesën e tre palëve për të krijuar një komision hetimor për rastet e mundshme të abuzimit të fëmijëve të kryera brenda Kishës Katolike. Ky është hapi i parë drejt analizimit, diskutimit dhe votimit të kërkesës nga parlamentarët.

Kërkesa u bë nga Podemos, një nga dy anëtarët e koalicionit qeverisës të qendrës së majtë, dhe nga dy parti të Katalonjës dhe Vendeve Baske (Esquerra Republicana dhe Eh Bildu).

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Vota e Partisë Socialiste (PSOE), anëtarit kryesor të qeverisë, do të jetë vendimtare për t’i hapur dritën jeshile komisionit hetimor. Formacioni i kryeministrit Pedro Sánchez ka lënë të hapur mundësinë për të votuar pro, por nuk përjashton edhe mundësitë e tjera.

Jemi të përkushtuar për të gjetur formulën më të mirë të mundshme për t’iu përgjigjur kësaj situate të dënueshme“, tha zëdhënësja e qeverisë, socialistja Isabel Rodríguez, në një konferencë për shtyp.

Lexo më shumë  Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së “po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Në Spanjë, po flitet gjithnjë e më shumë për një veprim nga shteti ose një komision i pavarur për të sqaruar rastet e supozuara të pedofilisë brenda Kishës Katolike, në vazhdën e asaj që ka ndodhur tashmë në vende të tjera si Franca, Gjermania apo Shtetet e Bashkuara.

Rruga Press

YouTube player