Spanja mbështet sanksionet e reja kundër Rusisë
Ministri i Jashtëm spanjoll Jose Manuel Albares, ka deklaruar se Spanja po e mbështet paketën e re të sanksoneve kundër Rusisë, por se ende nuk ka marrëveshje pasi disa shtete anëtare mbeten shumë të varura nga importet e naftës së papërpunuar ruse dhe ngurrojnë t’i bllokojnë ato.
“Ka dy synime që kemi kur miratojmë një paketë sanksionesh. Njëri nuk po lejon presidentin rus Vladimir Putin të financojë përpjekjet e tij të luftës me kapital evropian dhe tjetri nuk po lejon që lufta e Vladimir Putin të destabilizojë Bashkimin Evropian,” tha Albares.
Sipas Sky News, Udhëheqësit e BE-së do të bien dakord në një samit më vonë se paketa e sanksioneve në përgatitje duhet të përfshijë një embargo ndaj importeve të naftës ruse si ndëshkim për pushtimin e Ukrainës nga Moska.
Çmimet e naftës arritën sot në nivelin më të lartë në dy muaj, mes parashikimeve se do të arrihet një marrëveshje dhe se kjo do të dëmtojë furnizimin global të naftës.
Rruga Press