BotaKryesore

Spanja bën thirrje të ndalohet furnizimi me armë i Izraelit

Spanja po bën thirrje për një embargo ndërkombëtare të armëve kundër qeverisë izraelite për t’i dhënë fund luftës dhe fatkeqësisë humanitare në Rripin e Gazës.

“Ne të gjithë duhet të biem dakord për një embargo të përbashkët të armëve”, tha ministri i Jashtëm Jose Manuel Albares.

Sipas tij, gjëja e fundit që Lindjes së Mesme i duhet tani janë armët, shkruajnë mediat e huaja.

Lexo më shumë  Nga 1 Maji shtrenjtohet plastika, përpunuesit e qumështit në Shqipëri paralajmërojnë rritje kostosh

Bëhet e ditur se Albares bëri thirrje për “pezullimin e menjëhershëm” të marrëveshjes së partneritetit të Bashkimit Evropian me Izraelin, një masë që aktualisht po shqyrtohet nga Brukseli, dhe vendosjen e sanksioneve të synuara kundër individëve “që pengojnë zgjidhjen me dy shtete”.

“Nëse është e nevojshme, sanksionet duhet të vendosen edhe kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu”, tha Albares.

Ai theksoi se “palestinezët kanë absolutisht të njëjtat të drejta për paqe dhe siguri si izraelitët”.

Lexo më shumë  Kufizohet rritja e çmimeve për naftën dhe benzinën. Kusari-Lila: Çdo shkelje do të ndëshkohet

Ndryshe, qeveria spanjolle është një nga qeveritë më kritike në Evropë për luftën e Izraelit në Gaza. 

Rruga Press

YouTube player