Lajme

SPAK zbarkon në fshatin e pasanikëve në Durrës

Prokuroria e Posaçme ka zbardhur mëngjesin e sotëm në drejtorinë e Kadastrës së Durrësit dhe në banesat e disa zyrtarëve.

“ABC” mëson se dosja që është sekuestruar nga SPAK lidhet me një hetim të nisur për tokat në bregdetin e Gjirit të Lalëzit.

Në kuadër të këtij hetimi janë sekuestruar rreth 190 mijë m2 tokë në Gjirin e Lalëzit.

Lexo më shumë  Durmishi: Të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme

Hetimet për këtë dosje të pronave në bregdet kanë nisur në 28 shtator të vitit të kaluar me akuzat për falsifikim, korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Në kuadër të këtij hetimi janë ushtruar kontrollet në banesat e zyrtarëve; Bedri Luku, Vlash Brahja, Altin Haruni, Agron Bejdolli, Lisandër Xhizdari, Asllan Arapaj dhe Ber Begeja.

Fshati është i njohur pasi kanë vila shumë politikanë dhe biznesmenë. /Abcnews.al/

Lexo më shumë  Zëvendëssekretari i Shtetit për Menaxhim dhe Burime sot në Kosovë, pritet nga Osmani

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *