Lajme

SPAK vendos nën sekuestro bazën detare të Sarandës

SPAK vendos në sekuestro preventive bazën detare në Sarandë. Për këtë çështje ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, aktualisht deputet i PS-së, Bardhyl Kollçaku është paraqitur në SPAK dhe është marrë në pyetje bashkë me Artur Meçollarin, denoncuesin e tij.

Ish-zëvendës/shefi i forcave detare, ka akuzuar në mars të 2021 të gjithë zyrtarët e lartë, përfshirë edhe ish-ministren e Mbrojtjes asokohe, Olta Xhaçka.

Lexo më shumë  Haxhiu në Dardanë: Qytetarët nuk do t’i harrojnë politikanët e vjetër, që u pasuruan me paratë e popullit

Një thirrje nga Prokuroria e Posaçme e ka marrë dhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Xhaçka, në cilësinë e pozicionit që ka pasur dijeni për ngjarjen.

Denoncimi nga ana e Meçollarit u bë për dy prona, një në Shëngjin dhe një në Sarandë, të cilat sipas tij janë dhënë pa leje i janë dhënë privatit.

Pasi SPAK ka verifikuar këto të dhëna, ka marrë në pyetje dhe ka nisur hetimet.

Lexo më shumë  Ministrja Nagavci viziton Kolegjin IBCM dhe kampusin universitar në veri të Mitrovicës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *