KryesoreLajme

SPAK vë në hetim Drejtorinë e Tatimeve për aferën e “Bankers Petroleum”

Skandali i njohur si afera “Bankers” ka marrë përmasa edhe më të gjera pas evidentimit të një dëmi ekonomik që arrin në dhjetëra miliona euro, ndërsa hetimet kanë prodhuar deri tani masa sigurie ndaj disa ish-zyrtarëve të kompanisë dhe personave të përfshirë në skemat e dyshuara.

Pas arrestimeve të para të ekzekutuara nga Prokuroria e Fierit, çështja është zgjeruar ndjeshëm duke përfshirë hetime më të thelluara mbi zinxhirin e përgjegjësive brenda administratës tatimore dhe zyrtarëve që dyshohet se kanë lejuar për vite abuzimet me TVSH-në dhe detyrimet e tjera fiskale.

Lexo më shumë  Zelensky: Nesër do të mbahet takimi i parë trepalësh mes Ukrainës, SHBA-së dhe Rusisë

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po heton veprimet e organeve tatimore që ndër vite nuk kanë kontrolluar apo kanë lejuar shkeljet e kryera nga kompania Bankers.

Dy prokuroret e SPAK, Anita Jella dhe Enkeleida Millonai kanë vënë në sitën e hetimit edhe veprimet e organeve tatimore që ndër vite kanë lejuar abuzimet e Tatimeve.

Mësohet po hetohen vepra të ndryshme penale, përfshirë:

• Krijimin e skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar
• Fshehjen e të ardhurave
• Pastrimin e produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale
• Shpërdorimin e detyrës
• Moskryerjen e detyrave nga organet tatimore
• Korrupsionin pasiv të zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve vendorë
• Veprimtari kriminale nga grupi i strukturuar kriminal

Lexo më shumë  Janjiq: Për vjedhjen e zgjedhjeve presidenciale amerikane përgjegjëse janë BIA dhe Vuçiqi

Hetimet përfshijnë edhe veprimet e doganave, zyrave të konsulencave dhe strukturave të financave, pasi dyshohet se zyrtarët e këtyre institucioneve kanë lejuar skemat mashtruese të Bankers, ku kompania dilte me humbje fikse për të shmangur pagesën e taksave dhe përfitonte miliona euro.

Zgjerimi i hetimeve reflekton përpjekjen e SPAK për të hedhur dritë mbi përgjegjësitë e të gjithë zinxhirit administrativ dhe për të ndëshkuar çdo abuzim, duke përfshirë ish-zyrtarët e kompanisë, punonjësit e tatimeve dhe doganave, si dhe zyrtarë vendorë të përfshirë në skemat e dyshuara.

YouTube player