SPAK-u nis hetimet mbi takimet e kryeministrit Rama me ish-agjentin e FBI-së, McGonigal
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur hetimet pas publikimit të dosjes së ish-agjentit të FBI-së Charles MacGonigal, i cili kishte zhvilluar takime dhe me kryeministrin Edi Rama, Në njoftimin për shtyp, bëhet me dije se SPAK ka pranuar kërkesën e deputetit të Partisë Demokratike Gazment Bardhi.
Pas depozimit të kërkesës nga ana e Bardhit, SPAK-u është vënë në lëvizje dhe ka kërkuar gjithashtu që deputeti i Partisë Demokratike tu vërë në dispozicion dhe materialet fillestare të drejtësisë amerikane që disponohen prej tij. Dorëzimi duhet bërë brenda datës 2 shkurt.
Ky është reagimi i parë që vjen nga SPAK-u, kur është bërë një javë nga publikimi i dosjes që nxorri zbuluar takimet e ish-agjentit me kryeministrin Edi Rama. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare.
Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Rama mohon të ketë lidhje me akuzat e ngritura nga McGonigal.
Rruga Press