KryesoreLajme

SPAK nxjerr shifrat marramendëse të blerjeve të Ajola Xoxës, gruas së Veliajt. Bleu 900 mijë euro bizhuteri dhe veshje online

SPAK ka vijuar me damkosjen e personalitetit të atyre që bëhen pre e tij. Në komunikatën zyrtare të nxjerrë sot për arrestimin e veliajt dhe masën arrest shtëpie të bashkëshortes Ajola Xoxa, falë transaksioneve dhe pagesave që shkonin tek kjo e fundit në komunikatë përmenden edhe shpenzimet e saj për plaçka dhe bizhuteri. “Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka siguruar prova të mjaftueshme për të konkluduar se shtetësja A. X., vetë ose nëpërmjet personave të tjerë të afërt me të, për një periudhë kohore prej rreth 4 vitesh, ka bërë blerje online të cilat konsistojnë në veshje, bizhuteri etj, në masën 86,721,175 lekë. Këto shpenzime nuk rezultojnë të jenë deklaruar në asnjë nga Deklaratat Periodike të titullarit të Bashkisë Tiranë si edhe personave të lidhur me të”.

Ky pohim për afro 220 mijë euro ne vit blerje këpucëssh çantash bizhuterish vjen pas akuzës së Arben Ahmetajt për shishet e verës 33600 euro copa që konsumon kryeministri në zyrën e tij. Ato dëshmojnë për botën ireale ku jetojnë prej kohësh hierarkët e rilindjes.

Lexo më shumë  Lëvizja Vetëvendosje prin bindshëm në 7 komunat kryesore

SPAK ka zbuluar një shifër marramendëse të shpenzimeve të Ajola Xoxës në bizhuteri dhe veshje online. Pasi zbulon skemën e pagesës së ryshfetit nga biznesmenë që merrnin leje ndërtimi dhe i kalonin paratë tek kompanitë dhe OJF-të e Ajola Xoxës, prokurorët e SPAK thonë se vetëm në bizhuteri dhe veshje online, Ajola ka shpenzuar shumën prej 86 milion e 721 mijë e 175 lekësh, ose gati 900 mijë euro.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka siguruar prova të mjaftueshme për të konkluduar se shtetësja Ajola Xoxa, vetë ose nëpërmjet personave të tjerë të afërt me të, për një periudhë kohore prej rreth 4 vitesh, ka bërë blerje online të cilat konsistojnë në veshje, bizhuteri etj, në masën 86,721,175 lekë. Këto shpenzime nuk rezultojnë të jenë deklaruar në asnjë nga Deklaratat Periodike të titullarit të Bashkisë Tiranë si edhe personave të lidhur me të” thuhet në njoftimin e SPAK.

Shifra stratosferike është vetëm një tregues i luksit të shfrenuar ku jetonte familja e kryebashkiakut Veliaj dhe e batërdisë që është bërë në Tiranë me vjedhjen e taksave të qytetarëve.

Lexo më shumë  Mbi 23 mijë votues më shumë se në vitin 2021 kanë votuar deri në orën 11:00

Rruga Press

YouTube player