SPAK në Ersekë! Sekuestrohen dokumentet në Bashkinë e Kolonjës, ndërpriten punimet
SPAK ka marrë ‘nën kontroll’ të gjitha dokumentet e Bashkisë së Kolonjës.
Burimet raportojnë se aktualisht janë bllokuar nga prokurorët e SPAK të gjitha dokumentet që përkojnë me tenderat e Bashkisë.
Dyshohet se shkak i bllokimit nga SPAk është bërë denoncimi i një ish-punonjëse të Bashkisë së Kolonjës. Ende nuk ka asnjë informacion nga ana e Bashkisë e Kolonjës, e cila është kontaktuar nga Dosja.al për këtë ngjarje mirëpo nuk dha asnjë përgjigje.
Deri tani nuk ka informacione për persona të ndaluar apo shoqëruar, por vetëm sekuestrimin e disa dosjeve me materiale që kanë lidhje me prokurimet publike (tenderat).
Pritet që në orët në vijim autoritetet të dalin me një njoftim zyrtar për mediat në lidhje me aksionin e kryer në Bashkinë e Kolonjës.
Rruga Press

