Lajme

SPAK kërkoi 12 vite burg! GJKKO vendos sot për ‘fatin’ e ish-ministrit Saimir Tahiri

Ditën e sotme, Apeli i Gjykatës së Posaçme do të vendosë për fatin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit. Vendimi pritet të jepet sot rreth orës 13:00, ndërsa në seancën e kaluar, më 31 janar, SPAK kërkoi 12 vite burg për Tahirin e po ashtu edhe për Jaeld Çelën.

Në rast se GJKKO pranon kërkesën e SPAK, Tahiri përfundon sot në qeli, në të kundërt do të mbetet në fuqi dënimi aktual për shpërdorim detyre, ose merr pafajësi.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti zhvillon bisedë telefonike me Komisioneren për Zgjerim të BE-së, Marta Kos

Në seancën e fundit për Tahirin, më 31 janar, ish-ministri kërkoi pafajësinë dhe kohë për tu njohur më mirë me dokumentacionin që ishte paraqitur në seancë. Ai deklaroi se nuk kishte asnjë lidhje me grupin e Habilajve me të cilët akuzohet se ka bashkëpunuar për trafik të lëndëve narkotike. Tahiri u dënua nga Krimet e Rënda për shpërdorim detyre me 3 vite shërbim prove, ndërsa Apeli i posaçëm e ktheu për rigjykim në Shkallën e Parë. Ish-ministri bëri rekurs dhe dhoma e këshillimit e Gjykatës së Lartë e ka pranuar për ta gjykuar me trupë të re drejtuese.

Lexo më shumë  Ministri Konjufca takon ambasadorin irlandez, Ragnar Almqvist: Presidenca e Irlandës në BE do të mbështesë agjendën evropiane të Kosovës

Rruga Press

YouTube player