Lajme

SPAK hetime për Ilir Metën, i kërkon KQZ-së formularin e vetëdeklarimit

SPAK është duke hetuar ish-presidentin e vendit Ilir Meta, duke i kërkuar këtij të fundit formularin e vetëdeklarimit.

Dokumenti i SPAK mban datën 23 gusht 2022 me firmën e Arben Krajës, ndërkohë në të thuhet se kërkesa për formularin bëhet kundrejt KQZ-së për integritetin e personave që emërohen në funksione publike. 

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po kryen hetime në funksion të procedimit penal nr. 122 të vitit 2022. 

Lexo më shumë  Drejtoresha që e lidh bandën e Suel Çelës drejtpërdrejt me Ramën

“Për nevoja të hetimit të këtij procedimi penal kërkojmë kopje të formularit të vetëdeklarimit në zbatim të ligjit nr. 138/ 2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen emërohen ose ushtrojnë funksione publike, të dorëzuar nga ish deputeti i Kuvendit të republikës së Shqipërisë, zv: Ilir Metaj (Meta)” – thuhet në dokumentin e SPAK.

Kujtojmë se pak kohë më parë, u përfol për një lidhje të ish-presidentit Meta me ish-Sigurimin e Shtetit pas një dokumenti të publikuar nga Autoriteti i Dosjeve. /oranews/

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *