Lajme

SPAK ekzekuton 18 urdhër arreste për grupin kriminal, mes tyre policë dhe shoferi i Ardi Veliut

SPAK ekzekuton 18 urdhër arreste për disa të dyshuar, pjesëtarë të një grupi kriminal

Lajmi bëhet i ditur për “Ora News” nga gazetari Edison Vatnikaj i cili raporton se mes të arrestuarve ka dhe policë.

Po kështu mësohet se tyre është dhe ish-shoferi i Ardi Veliut, i cili ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, dhe që aktualisht mban postin e kreut të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Lexo më shumë  Kosova energjinë më të lirë e Shqipëria më të shtrenjtën në Ballkanin Perëndimor

Ndërkaq gazetari Elton Qyno thekson se bëhet fjalë për një letërporosi të mbërritur nga drejtësia Franceze, ku Sokol Idrizaj shoferi i Ardi Veliut dyshohet se është përfshirë në pastrim parash dhe kontrabandë të mallrave me vlerë si bizhuteri floriri, argjend etj.

Operacioni i SPAK është në vijim, teksa vijon ekzekutimi i masave.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *