Lajme

SPAK e vuri nën sekuestro/ Biznesi i Lefter Kokës vijon punën normalisht (VIDEO)

Ndonëse dje u dha masa për bllokimin e aksioneve të Leftet Kokës, nga vëzhgimi në terren rezulton se kjo masë nuk i ka penguar bizneset e tij për të vijuar punën.

Kantina e pijeve “Gjergj Kastrioti” vijon punën, ndërsa nuk është bërë as vendosja e një shiriti rrethues.

Brenda ketyre ambjenteve ndodhet edhe një rrobaqepësi e cila po ashtu vepron normalisht.

Lexo më shumë  Elbasan, qytetarët përballen me rritjen e çmimeve të produkteve bazë: Nuk po ia dalim dot të plotësojmë vaktet

Kujtojmë se ish-ministri i Mjedisit u arrestua 3 dite me pare per akuzat lidhur me ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit ku SPAK ngre dyshime se Koka ka përfituar mbi 3.6 milionë euro nga dy kompanitë që fituan koncesionin dhe realizuan punimet.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *