Lajme

SPAK duhet t’i vinte prangat Veliajt për inceneratorin e Tiranës, thotë Bushati

SPAK duhet të arrestonte Erion Veliajn për shkeljen e bërë prej tij në dhënien e lejes për inceneratorin e Tiranës, vendim që duhet ta merrte Këshilli Bashkiak.

Këtë tha gazetari Andi Bushati ne emisioni ‘Sot’. Ai pranoi se kishte shkëmbyer mesazhe me gazetaren Desada Metaj gjatë seancës së komisionit në kohën kur dëshmonte kryebashkiaku Erion Veliaj, por këtë e kishte bërë pasi ‘nuk po kuptonte faktin që Veliaj akuzohej për një dokument dhe fliste për tjetër gjë.

Lexo më shumë  DOSJA/ Gjyqtarja Pajtime Fetahu kërkoi nga bandat të goditej gazetari Saimir Kodra pasi ai ka denoncuar lidhjet e gjyqtares me krimin

Veliaj sipas tij, ka shkelur ligjin pasi ka firmosur për diçka që nuk ka tagër dhe që ka gënjyer nën betim para një komisioni hetimor.

“Erioni me fotografin e vet personal tregon se përgjon mesazhet e dynjasë. Prodhohet ky lajm për të fshehur të vërtetën që sot nëse do kishim një SPAK do kishte shkuar në sallë t’i vinte prangat Veliajt, se ka shkelur ligjin; ka dhënë për 30 vjet, 90 mln euro për diçka që s’e ka tagër ai po këshilli bashkiak dhe së dyti, gënjeu në një komision hetimor. Që këto dy gjëra të zvogëlohen bën sherr me PD dhe gazetarët. Si fabula e Berishës me 21 janarin; që unë kam vrarë 4 veta por fajin e kanë gazetarët se po bëjnë grusht shteti”, u shpreh Bushati.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *