SPAK do arrestimin e Ballukut, opozita i kërkon PS-së që të mbledhë sot Këshillin
PD përmes një kërkese ka kërkuar që sot të zhvillohet mbledhja e Këshillit të Imuniteteve dhe Mandateve, që t’i hapet rrugë arrestimit të zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Kjo është hera e katërt që anëtarët demokratët kërkojnë heqjen e imunitetit për Ballukun. Mbledhja e 19 dhjetorit 2025, pas 5 orësh debat, u mbyll pa u rënë dakord për datën e mbledhjes së radhës, ku do të diskutohet për kërkesën për heqjen e imunitetit, pasi të gjithë anëtarët e këshillit dhe pala e akuzuar të jenë njohur me materialin voluminoz me prova dhe argumente që janë depozituar nga prokurori i çështjes.
Avokati i Balluku, i pranishëm në mbledhje, kërkoi 3 javë kohë për t’u njohur me materialin e ardhur nga SPAK-u dhe shumica me argumentin se mbrojtjes i duhet dhënë kohë për t’u përgatitur, por të pritet edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese për ankimimin e kryeministrit për konfliktin e kompetencave me strukturën e posaçme, vendosën që mbledhjet të mblidhen pas 22 janarit.
Rruga Press

