BallinaLajme

SPAK dërgon në gjyq ish-kryebashkiaken e Gjirokastrës

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi të martën se ka dërguar në gjykatë për procedim penal ish-Kryetaren e Bashkisë Gjirokastër Zamira Rami.

Zonja Rami akuzohet për “shpërdorim detyre” në lidhje me procedurat e ndjekura për dy leje ndërtimi, në kuadër të dy investimeve publike në qytetin e Gjirokastrës.

Lexo më shumë  Aktit balancues të Vuçiqit po i afrohet fundit

Sipas Prokurorisë, nga hetimi i kësaj çështjeje ka rezultuar se ish-Kryetarja e Bashkisë ka kryer veprime në kundërshtim me aktet ligjore në fuqi, për këto dy leje, duke prishur dy prona të ligjshme të dy shtetasve dhe duke i shkaktuar atyre një dëm në vlerën e rreth 60 mijë dollarëve.

Zamira Rami u zgjodh kryetare e Bashkisë Gjirokastrës për një mandat 4 vjeçar në qershor të vitit 2015. Ajo ishte përfaqësuese e LSI-së që mbështetej nga koalicioni i atëhershëm i kësaj force politike me Partinë Socialiste.

Lexo më shumë  Kurti merr pjesë në Forumin Ekonomik në Davos, do të nënshkruaj marrëveshjen e tregtisë së lirë me EFTA-n
YouTube player