SPAK arrestoi Lefter Kokën, ja tre akuzat që rëndojnë mbi të
Dalin detaje të reja në lidhje me operacionin e SPAK ku është arrestuar ish-ministri i Mjedisit, Lefter koka.
Burime nga SPAK kanë bërë të ditur se ka qenë prokurori Klodian Braho ai i cili ka firmosur urdhër-arrestin e Lefter Kokës dhe disa personave të tjerë, emrat e të cilëve ende nuk janë bërë të ditur.
Ndaj Lefter Kokës rëndojnë akuzat për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion.
Urdhërat janë konfirmuar nga gjyqtari, Erion Bani.
Ende nuk dihet se për cilin incenerator bëhet fjalë konkretisht, teksa detaje të reja priten të mësohen në vijim nga operacioni i SPAK.
Rruga Press