Bota

Sot vazhdon gjyqi i parë për krime lufte në Ukrainë

Gjyqi i parë për krime lufte ndaj një ushtari rus pas pushtimit të Moskës do të fillojë sot në Kiev.

Ushtari 21-vjeçar, Vadim Shishimarin akuzohet për vrasjen e një civili të paarmatosur në ditët e para të pushtimit. Ai do të përballet me burgim të përjetshëm nëse shpallet fajtor.

Lexo më shumë  Presidentja e Meksikës ironizon me deklaratën e Trump: Pse të mos e quajmë SHBA-në “America Mexicana”

Ukraina thotë se ka identifikuar mijëra krime të mundshme lufte të kryera nga Rusia.

Prokurorët thonë se Shishimarin po ngiste një automjet të vjedhur me ushtarët tjerë në rajonin verilindor të Summyt, kur ata takuan një çiklist 62-vjeçar duke folur në telefon.

Shishimarin ishte urdhëruar të qëllonte civilin për ta ndaluar ata t’u tregonte mbrojtësve ukrainas për vendndodhjen e tyre.

Lexo më shumë  Elon Musk, AfD dhe politika gjermane

“Me këtë gjyq të parë, ne po dërgojmë sinjal të qartë se çdo autor, çdo person që urdhëroi ose ndihmoi në kryerjen e krimeve në Ukrainë nuk do të shmangë përgjegjësinë”, ka thënë prokurorja e përgjithshme, Iryna Venediktova.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *