Lajme

Sot sytë nga qielli, kur do të fluturojnë mbi Tiranë dy “bishat” amerikane të ajrit

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, rreth orës 15:00, dy avionë amerikanë B-52 do të fluturojnë mbi sheshin Skënderbej, në shenjë demonstrimi për bashkëpunimin e shkëlqyer në të gjitha fushat, por sidomos atë të mbrojtjes.

Ndërkohë ftohen të gjithë që të shijojnë spektaklin në sheshin Skënderbej, mes orës 14:45-15:00

Lexo më shumë  Shqipëria humb mbi 1 mln euro në ditë nga blerja e karburantit jashtë vendit

Postimi:

Në kuadër të aktiviteteve për 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, ditën e sotme ora 14:45-15:00, dy avionë amerikanë B-52 do të fluturojnë mbi sheshin Skënderbej, në shenjë demonstrimi për bashkëpunimin e shkëlqyer në të gjitha fushat, por sidomos atë të mbrojtjes.
Aeroplanët B-52 do të fluturojnë përmes qiejve miqësorë të Europës Juglindore për të ardhur drejt Shqipërisë, ku mund të shikohen nga kushdo, të apasionuar, amatorë, fëmijë e të rritur.

Rruga Press

Lexo më shumë  Krimineli serb Nikolla Shainoviq, i dënuar për krime lufte në Kosovë, thirret në emisione në RTS-në e Vuçiqit
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *