BallinaLajme

Sot përfundon ora policore e vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve

Data e sotme (2 dhjetor) shënon ditën e fundit të masave kufizuese të pjesshme që u ndërmorën nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, tre javë më parë.Masat hynë në fuqi më datë 11 nëntor ndërsa Komiteti njoftoi se do të zgjasin deri në tre javë dhe se do të rishikoheshin çdo javë në varësi të situatës dhe dinamikës së ngjarjeve.

Lexo më shumë  Ambasadori britanik Hargreaves takohet me Kurtin në zyrën e Qeverisë, bisedojnë për zgjedhjet dhe thellim të bashkëpunimit

 “Këto masa do të hyjnë në fuqi ditën e mërkurë në 11 Nëntor dhe do të zgjasin deri në 3 javë. Masat do të rishikohen çdo javë në varësi të situatës dhe dinamikës së ngjarjeve”, njoftonte MSH.

Pritet që Komiteti Teknik i Ekspertëve të japin një vendim të ri lidhur me masat kufizuese nëse do të vijojnë apo do të jenë të reja.

Lexo më shumë  BIRN: Imuniteti i Ballukut vendos në sprovë raportin e Ramës me drejtësinë
YouTube player